Projektet

Projektet

Avancimi i Shërbimeve Dixhitale Evropiane 


Qëllimi i projektit: Projekti synon të ofrojë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të iniciativave të dixhitalizimit të shërbimeve publike, në përputhje me Axhendën Dixhitale të BE-së. Rezultati i pritshëm përfshin krijimin e një kornize monitoruese që pasqyron në mënyrë holistike përpjekjet e Kosovës në dixhitalizimin e shërbimeve publike.

Buxheti: € 9,996

Donatori: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

BAROMETRI I REFORMAVE EVROPIANE 


Qëllimi i projektit: Avancimi i diskursit publik për reformat Evropiane dhe rritja e llogaridhënies së institucioneve publike duke publikuar rregullisht Barometrin e Reformave Evropiane i cili do të lejojë monitorimin sistematik dhe të qartë të reformave.

Buxheti: € 99,980 

Donatori: Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Fondi i Drejtave të Njeriut dhe MATRA 2023

Bashkë-implementues: Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

BAROMETRI I BALLKANIT 2022


Qëllimi i projektit: Hartimi i Barometrit të Ballkanit 2022. Në kuadër të projektit, instituti ka qenë përgjegjës për analizimin e të dhënave statistikore dhe shpjegimin e tyre analitik.

Buxheti: € 5,000

Donatori: Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC)

Bashkë-implementues: Qendra e Shqipërisë për Konkurrueshmeri dhe Tregti Ndërkombëtare (ACIT) 

DIALOGU PËR  LIBERALIZIMIN E VIZAVE NË MES KOSOVËS DHE HOLANDËS 


Qëllimi i projektit: Avancimi i dialogut në mes Kosovës dhe Holandës me qëllim të mbështetjes së procesit të liberalizimit të vizave. 

Buxheti: € 9,993

Donatori: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

BAROMETRI I BALLKANIT 2021


Qëllimi i projektit: Hartimi i Barometrit të Ballkanit 2021. Në kuadër të projektit, instituti ka qenë përgjegjës për analizimin e të dhënave statistikore dhe shpjegimin e tyre analitik.

Buxheti: € 5,300

Donatori: Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC)

Bashkë-implementues: Qendra e Shqipërisë për Konkurrueshmeri dhe Tregti Ndërkombëtare (ACIT) 

INTEGRIMI I PANDEMISË: procesi integrues në kohën e Koronavirusit


Qëllimi i projektit: Fuqizimi i bashkëpunimit në mes shoqërisë civile dhe institucioneve publike dhe ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve në fushën e integrimit Evropian, me theks të veçantë në ndikimin e pandemisë COVID-19 në rrugën integruese të Kosovës.

Buxheti: € 20,990

Donatori: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

QEVERIA E RE: ÇFARË TANI?


Qëllimi i projektit: Rritja e dialogut mes shoqërisë civile dhe institucioneve me qëllim të formulimit të politikave empirike publike të cilat do të kontribuojnë në avancimin e procesit të liberalizmit të vizave, zbatimin e MSA-së, absorbimin efektiv të asistencës së huaj financiare, me qëllim përfundimtar të aplikimit të suksesshëm për statusin e Vendit Kandidat

Buxheti: € 4,980

Donatori: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

KOSOVA NË IPA III


Qëllimi i projektit: Rritja e dialogut mes shoqërisë civile dhe institucioneve me qëllim të përgatitjes së më të mirë të Kosovës për zbatimin e Instrumentit të Para Anëtarësimit për periudhën e ardhshme financiare të BE-së 2021-2027 (IPA III)

Buxheti: € 5,909

Donatori: Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

INTEGRIMI N’SHQIP


Qëllimi i projektit: Avancimi i procesit integrues të Kosovës dhe Shqipërisë, përmes inkurajimit të debatit empirik dhe holistik me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në mes dy vendeve në procesin integrues. Po ashtu, projekti do të ofroj këshilla praktike për të avancuar komunikimin dhe shkëmbimet me arkitekturën institucionale të BE-së. Projekti zbatohet në partneritet me Qendrën e Shqipërisë për Konkurrueshmëria dhe Tregti Ndërkombëtare (ACIT)

Buxheti: $ 10,000

Donatori: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqiperine (OSFA)
Share by: