Ekipi

Ekipi

Demush Shasha

Drejtor Ekzekutiv
Demushi ka 15 vite shërbim publik në fushën e integrimit evropian. Si bursist i BE-së, ai filloj punën në Qeveri si zyrtar për integrim evropian, dhe me pastaj duke u ngritur në hierarki për t'u emëruar Sekretari i Përgjithshëm më i ri ndonjëherë në Qeveri. Gjatë shërbimit të tij 6 vjeçar si Sekretar i Përgjithshem i Ministrise Integrimit Evropian, ai ka mbikëqyr negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe përmbushjen e kritereve që rrjedhin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Ai ka shërbyer tre Kryeministrave dhe pesë ministrave.

Përveç funksionit të tij si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Evropian, ai shërbeu gjithashtu si Shef i Sekretariatit për negociatat e MSA-së, Sekretar i Këshillit Ministror për Integrime Evropiane dhe Komitetit Punues për Integrim Evropian, si dhe bashkëkryesues i Komitetit dhe 7 nënkomitete të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Në cilësinë e tij si Koordinator Kombëtar IPA-s ai ka qënë koordinator i qeverisë për fondet e BE-së dhe të gjithë asistencen e huaj në Kosovë. Ai gjithashtu ka shërbyer si Sekretar i Komitetit Kombëtar të Investimeve.

Ai ka studiuar administrim biznesi në Universitetin e Prishtinës, çmimi student i dalluar, dhe integrime Evropiane në Kolegjin Evropian të Parmes, Parma, Itali. Ai flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe serbe.
Share by: